Haiti, teste për kontrollin e kolerës

09/11/2010 11:00

Të paktën 120 persona në kryeqytetin e Haitit, Port au Princ, po testohen nga grupet mjekësore për të zbuluar nëse janë prekur nga kolera.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave sëmundja “klinikisht” është e pranishme në qytet, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 544 persona kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë së fundit të sëmundjes, ndërkohë që 8 mijë të tjerë po kurohen në spital.

Autoritetet druheshin prej kohësh se kolera mund të përhapej edhe në kryeqytetin e mbipopulluar, që kur ra fillimisht në veri në muajin tetor.

Sëmundja që lind nga ndotja e ujit është përhapur tashmë në 5 nga 10 rajonet e Haitit dhe numri i personave të vdekur është rritur me mbi 100 në më pak se një javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA