
Kryeministri britanik David Cameron ka mbërritur në Kinë, si pjesë e delegacionit më të madh të të gjitha kohërave të Mbretërisë së Bashkuar në këtë vend.
Cameron do të takohet me 50 biznesmenë të fuqishëm, në një udhëtim që ai e ka cilësuar si “një mision me rëndësi jetike”.
Bëhet fjalë për vizitën e parë të zotit Cameron në vendin që ka ekonominë e dytë më të madhe në botë, ku ndër të tjera ai pritet të flasë edhe për të drejtat e njeriut.
Duke premtuar një bashkëpunim më të afërt me Kinën, ai ka deklaruar më herët se, “rënia e tambures për tregti është celësi i politikës së jashtme britanike”.
“Mesazhi ynë është i qartë: Britania është e hapur për biznes, ka një qeveri shumë miqësore ndaj biznesit dhe dëshiron të ketë marrëdhënie shumë më të forta me Kinën”, ka deklaruar Cameron.
Top Channel