Bush: Tortura shpëtoi Britaninë

09/11/2010 04:35

Për ish-presidentin amerikan Xhorxh W. Bush, ishin metodat e torturës ato të cilat shpëtuan Britaninë e Madhe nga sulmet terroriste.

Në librin e tij, “Decision Point” ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruan se kishte autorizuar përdorimin e të ashtuquajturës “waterboarding” formë torture ndaj terroristëve të kapur për të nxjerrë prej tyre informacionin e nevojshëm.

Pikërisht për kokën e sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheik Mohamed është dhënë autorizimi i parë dhe pas “marrjes në pyetje” ai ka treguar për planet për sulmet në aeroportin e Londrës dhe në disa objektiva të tjerë në Shtetet e Bashkuara.

SHBA prej vitesh kundërshton përdorimin e “waterboarding” të cilën e konsideron torturë.

Top Channel