Bush: Fotoja mbi New Orleans, e gabuar

09/11/2010 11:50

Xhorxh Bush rrëfen se fotografia që ka bërë, ndërsa Air Force One ishte mbi zonat e shkatërruara nga uragani Katrina, ne New Orleans ishte një gabim i madh.

Fotoja, e cila u shkrep në vitin 2005, ndërsa presidenti amerikan po shkonte në Washington u shpërnda në të gjithë botën, por përcolli mesazhin e gabuar.

Bush pranoi gjatë një interviste në NBC ku prezantoi librin e tij autobiografik “Decision Points”, se kishte gabuar kur pranoi të bënte atë foto, që krijonte distancë realisht fizike mes presidentit dhe njerëzve që ndodheshin atje poshtë të shkatërruar nga fatkeqësia natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA