Birmani, partia pro-ushtarake fiton zgjedhjet
09/11/2010 09:30
Partia politike e mbështetur nga regjimi ushtarak në Birmani ka deklaruar se ka fituar 80% të votave në zgjedhjet e para që u zhvilluan pas 20 vjetësh.
Një zyrtar i partisë për Union, Solidaritet dhe Zhvillim deklaroi se partia ka mbetur e kënaqur nga rezultati.
Partia kryesore pro-demokracisë, NLD, bojkotoi zgjedhjet, ndërkohë që grupe të tjera opozitare kanë ngritur akuza për parregullësi dhe shkelje.
Ndërkohë, lufta mes rebelëve të etnisë Karen dhe forcave të qeverisë, të shkaktuar nga zgjedhjet, ka cuar në largimin e 15 mijë banorëve drejt Tajlandës.
Autoritetet e këtij vendi po marrin masa për t’u siguruar strehim qytetarëve që kanë zbarkuar në qytetin kufitar Mae Sot.
Top Channel