Berluskoni drejt anulimit të pjesëmarrjes në samitin e G20

09/11/2010 22:25

Koha e keqe dhe përmbytjet në veri të Italisë, në zonën e Venetos duket se do të detyrojnë kryeministrin italian Silvio Berluskoni të bojkotojë pjesëmarrjen në samitin e G20 në Korenë e Jugut.

Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kryeministri italian, por burime nga brenda partisë së tij pohuan për mediat vendase se Berluskoni ka mbetur mjaft i pikëlluar nga situata e krijuar në Veneto sa është duke shqyrtuar mundësinë e anulimit të pjesëmarrjes së tij në samitin korean për t’u përballur me katastrofën natyrore.

Sipas të njëjtave burime Berluskoni mund të ngarkojë vetëm Ministrin e Ekonomisë, Xhulio Tremonti me detyrën e pjesëmarrjes në samitin e Seulit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA