“Berluskoni do të marrë pjesë në samitin e G20”

09/11/2010 22:55

Vetëm pak minuta nga përhapja e lajmit për mospjesëmarrje në samitin e G20 në Korenë e Jugut të kryeministrit italian Silvio Berluskoni, ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nga vetë zyra e kreu të qeverisë italiane.

“Kryeministri Berluskoni do të niset nesër paraditë për në Seul për të marrë pjesë në samitin e G20, ashtu siç është planifikuar”, thuhet në një deklaratë të nënsekretarit të qeverisë italiane Paolo Bonaiuti.

Deklarata për mospjesëmarrjen e Berluskonit në G20 u përhap më herët nga burime parlamentare nga brenda partisë së tij me arsyetimin e ndjekjes nga afër të situatës së emergjencës së shkaktuar nga përmbytjet në provincën e Venetos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA