Poloni, lind partia e parë e internetit

08/11/2010 21:35

Quhet Partia Polake e Internetit struktura e parë politike në Poloni që ka zgjedhur botën virtuale si seli.

PPI është themeluar disa muaj më parë në Katowice, në jug të vendit, numëron 500 anëtarë.

Partia është themeluar nga një biznesmen, Piotr Zemelka (54 vjeç).

Ende nuk dihen elementet e programit, por dihet se formacioni i ri duhet të paraqitet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Mosha e militantëve është mesatarisht 60 vjeçare.

Top Channel