
Nuk i ka shpëtuar përfshirjes në rrjetin social Facebook, edhe monarkja britanike Mbretëresha e Elisabeta II e cila është regjistruar duke e përdorur atë si një mjet komunikimi me miliona fansa të saj në të gjithë botën.
Që prej mëngjesit të sotëm foto, video dhe lajme rreth aktivitetit të mbretëreshës mund të shikohen në Facebook. Faqja e saj në këtë rrjet social nuk i lejon monarkes të pranojë kërkesat, për t’u miqësuar me të, por me një klikim të vetëm mund të shtypet butoni “Like†që do të thotë pëlqimin e faqes duke u bërë kështu automatikisht fans i saj.
Mbretëresha Elisabeta II e cila është 84 vjeçe, është një përdoruese e rregullt e internetit. Nëpërmjet postës elektronike ajo shkëmbën mesazhe me nipërit dhe mbesat. Ndërsa bashkëshorti Princi Philip është një përdorues akoma më i madh i internetit.
Vendimi për hapjen e kësaj faqeje në Facebook është komentuar si një tjetër përpjekje e pallatit mbretëror Buckingham për të rifreskuar imazhin e monarkisë.
Në Britaninë e Madhe janë 26 milion njerëz që përdorin Facebook. Që prej ditës së sotëme atyre i është bashkuar edhe monarkia e vendit të tyre.
Top Channel