Kubë, gjenden kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

06/11/2010 00:30

Autoritetet kubaneze njoftuan gjetjen e kutisë së zezë të avionit të kompanisë “Aerocaribbean”, i cili u rrëzua dje në Kubën Qendrore.

Lajmi njoftohet nga hetuesit e provincës së Sancti Spiritus, sipas të cilit gjetja e kutisë do të ndihmojë hetimet për të zbardhur plotësisht shkakun e vërtetë të aksidentit që i mori jetën 68 personave në bord.

Ende nuk ka një qendrim të saktë zyrtar mbi shkakun e rrëzimit të avionit dhe tashmë që hetuesit zotërojnë kutitë e zeza mund të hidhet dritë mbi shkaqet e vërteta të aksidentit tragjik që nuk la asnjë të mbijetuar.

Top Channel