Singapor, defekt në avionin e “Qantas”

05/11/2010 15:00

Defekti në motor që shkaktoi uljen emergjente të “Qantas Airbus A380” në Singapor mund të jetë shkaktuar nga një gabim i bërë gjatë projektimit.

Lajmin e ka bërë të ditur linja ajrore australiane, e cila po heton për të verifikuar nëse defekti kishte të bënte me materialin apo me projektimin.

Një nga motorët u fik pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti i Cangit, në Singapor, gjë që ka bërë të ulen 6 avionë të të njëjtit tip, për t’iu nënshtruar kontrolleve.

Drejtuesit e Australian Airline kanë shtuar se është ende herët të përcaktohet problemi, por janë shprehur të bindur se ai është shkaktuar nga “një cështje motori” dhe jo nga mënyra e mirëmbajtjes së avionit 2-vjecar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA