Shtyhet për në fund të nëntorit nisja e anijes hapësinore “Discovery”.

Lajmin e ka bërë të ditur NASA, sipas së cilës shkak ka qenë zbulimi i një rrjedhjeje hidrogjeni nga anija “Discovery”.

Problemi lidhet me humbjen e hidrogjenit mes sistemit tokë dhe serbatorit të jashtëm.

Shtyhet në këtë mënyrë për të katërtën herë me rradhë, misioni “Sts 133” që parashikon dërgimin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar të modulit “Leonardo” dhe robotit të parë astronaut.

Fluturimi i fundit i Discovery është shtyrë rreth pesë herë për shkak të problemeve të ndryshme.

Top Channel