
Senatorja demokrate Patty Murray ka fituar garën e vështirë për vendin në Senat, në shtetin e Uashingtonit.
Me votat finale që janë ende duke u numëruar, sfidanti republikan Dino Rossi ka bërë të ditur se i ka telefonuar Murray për ta uruar për fitoren.
Rezultati i lë demokratët me 51 vende nga 100 që ka gjithësej Senati, pas zgjedhjeve afatmesme të mbajtura ditën e martë.
Republikanët kanë 46 vende dhe drejtojnë dy komitete bashkë me demokratët. Ndërkohë, votimet në Alaskë nuk janë numëruar ende.
Zgjedhjet afatmesme rezultuan një humbje e rëndë për demokratët. Partia e presidentit Obama humbi kontrollin e Dhomës së Prfaqësuesve dhe pavarësisht fitores në Uashington, tani ka një mazhorancë të reduktuar në Senat.
Top Channel