
Pas fitores së madhe të republikanëve në zgjedhjet e së martës, Barak Obama ka ftuar ligjvënësit kryesorë republikanë dhe demokratë për një takim në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti do te diskutoje me ta ne 18 nentor se çfarë mund të bëhet para përfundimit të legjislaturës aktuale.
Në legjislaturën e re të Kongresit që hapet në muajin janar, republikanët do të kenë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ku udhëheqësi i pakicës së tanishme Xhon Bojner do të bëhet kryetari i saj. Shumica që demokratët kanë në Senat do të ngushtohet gjithashtu.
Ndërkohë që përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike do të jenë tema kryesore e takimit, zoti Obama thotë se ai do të theksojë nevojën që Senati të ratifikojë sëshpejti traktatin e ri START me Rusinë për pakësimin e armëve bërthamore. Obama planifikon po keshtu të mbajë më 2 dhjetor një takim në Shtëpinë e Bardhë me guvernatorët e sapo zgjedhur të shteteve, shumica e të cilëve janë republikanë.
Top Channel