Në web lista e deputetëve pro luftës në Irak

05/11/2010 18:10

Faqja ekstremiste që detyroi Roshonara Choudhry që të godasë me thikë, në maj, parlamentarin Stephen Timms, ka publikuar listën e plotë të deputetëve që kanë votuar pro luftës në Irak në Britani.

Faqja u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë të marrin në dorë “thikat e xhihadit” kundër tyre.

“revolutionmuslim.com”, e bazuar në një server amerikan, por e lidhur me një rrjet faqesh britanike që janë pjesë e organizatës ekstremiste të “Al Muhajirun”, e ndaluar në SHBA, ka hequr listën pas një ndërhyrjeje të autoriteteve angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA