Kubë, aksident tragjik ajror

05/11/2010 04:20

Një avion me 61 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua në Kubën Qendrore.

Lajmi njoftohet nga media shtetërore kubaneze e cila saktëson se nga incidenti tragjik nuk ka asnjë person të mbijetuar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun që solli  në rrëzimin e avionit.

Mësohet se avioni ishte pjesë e qarkullimit të brendshëm ajror të vendit dhe po udhëtonte nga krahina lindore e Santiagos në drejtim të kryeqytetit, Havana.

Top Channel