Indonezi, mbi 50 të vdekur nga vullkani
05/11/2010 08:00
Të paktën 54 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit Merapi në Indonezi, duke dyfishuar kështu numrin e viktimave që kur ai u aktivizua javën e kaluar.
Dhjetra të tjerë po mjekohen për djegie dhe për probleme me frymëmarrjen, pasi një re e madhe gazi përfshiu fshatrat me më shumë forcë se aktivizimi i mëparshëm.
Burime të pakonfirmuara deklarojnë se personat e vrarë janë të paktën 100, ndërkohë që 75 mijë të tjerë janë evakuar nga zona e rrezikut.
Mali Merapi, një nga vullkanët më aktivë të botës, ndodhet në një zonë të mbipopulluar në Xhavan qendrore.
Shpërthimi i tij filloi të enjten vonë, duke bërë që banorët të dalin në rrugë të mbuluar nga hiri, për të shpëtuar.
Top Channel