
Shira të dendura kanë filluar të bien në kryeqytetin e Haitit, Port au Princ, ndërkohë që një stuhi e fuqishme po afrohet duke kërcënuar banorët që jetojnë ende në cadra pas tërmetit të janarit.
Qeveria u ka bërë thirrje 1.3 milion banorëve që të lënë cadrat dhe të gjejnë strehime më të sigurta, por shumica prej tyre kanë qëndruar duke deklaruar se nuk kanë ku të shkojnë.
Meteorologët deklarojnë se stuhija tropikale “Tomas” po fiton fuqi dhe kanë paralajmëruar rrezikun nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet.
Ndërkohë, specialistët e sektorit shëndetësor druhen se shirat mund të acarojnë epideminë e kohlerës.
Përhapja e kësaj epidemie, që deri tani ka vrarë 400 persona dhe infektuar mbi 6700 të tjerë, nuk e ka prekur ende kryeqytetin, po autoritetet thonë se shirat mund ta ndryshojnë situatën.
Top Channel