Gjeorgji, goditet rrjeti rus i spiunazhit

05/11/2010 12:45

Autoritetet gjeorgjiane kanë deklaruar se kanë shkatërruar një zinxhir rus spiunazhi dhe se kanë arrestuar 13 të dyshuar.

“Të dyshuarit, mes të cilëve katër shtetas rusë dhe oficerë ushtarake gjeorgjianë, i kanë shitur informacione të rëndësishme Moskës”, ka deklaruar ministri i Brendshëm gjeorgjian.

Ndërkohë, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse ka reaguar duke deklaruar se arrestimet janë vetëm “një farsë politike”.

Por Ministria e Brendshme gjeorgjiane ka theksuar se operacioni përbën një arritje të fortë për sigurinë e Gjeorgjisë dhe një goditje të rëndë për GRU-në, sic njihen ndryshe shërbimet sekrete ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA