Reshje të dendura shiu në Indonezi, të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut
Programet me edicione informative në televizionin dhe radion BBC janë ndërprerë pasi mijëra gazetarë kanë nisur sot një greve 48 orëshe.
Greva po udhëhiqet ngas Unioni Kombetar i Gazetarëve dhe ka të bëjë me mos rënien dakort të propozimeve që BBC ka paraqitur për pensionet.
4,100 punonjës të BBC-s janë antarë të këtij unioni.
Një prej shkaqeve madhore të kësaj greve është shkurtimi me 1,5 miliard paund të fondit të pensioneve nga kjo korporatë mediatike.
“BBC i la punonjësit e saj pa asnjë lloj zgjidhje me të vetmen alternativë grevën. Ne i kosiderojmë propozimet e reja për pencionet si një grabitje e pastër” kështu është shprehur Jeremey Dear sekretar i përgjithshëm i Unionit Kombetar i Gazetarëve .
Programet e ndërprera janë zëvëndësuar me programe të rregistruara ndërsa vëndin e lexuesve të lajmeve në studio e kanë zëvendësuar producentë apo persona nga stafi menaxherjal i BBC-s.
Buletinet qëndrore të lajme në ora 18:00 dhe 22:00 nga 30 minuta janë shkurtuar në 10 minuta.
Grevës i janë bashkuar edhe disa prej gazetarëve të spikatur të korporatës britanike të transmetimeve e cila financohet nga paratë e takspaguesve, të cilët cdo vit paguajne 145 stërlina për atë që quhet licence televizive.
Top Channel