Egjipt, ministri: Do të mbrojmë kishat

05/11/2010 17:50

Qeveria egjiptiane mohon kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe siguron se do të mbrojë kishat.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri për punët juridike dhe zëvendëssekretari i Partisë Kombëtare Demokratike në pushtet, Mufid Shehab, gjatë vizitës në një kishë të Aleksandrisë.

Ai i është referuar kërcënimeve të një grupi itakian të Al Kaedës ndaj komunitetit të krishterë.

Shehab ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe stabilitetit përpara tentativave për të ndezur ndarjen sektare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA