Abu Ghraib, filmohen teknikat e marrjes në pyetje

05/11/2010 21:45

Keqtrajtimi sistematik dhe brutal i të burgosurve irakianë në një qendër ushtarake sekrete të ushtrisë britanike në Irak ka dalë në një video të publikuar nga Gjykata e Lartë Penale irakiane.

Zbulimi është bërë gjatë një proçesi mbi një denoncim të paraqitur nga më shumë se 200 ish të burgosur irakianë.

Videoja është regjistruar në atë që është pagëzuar si Abu Ghraib irakian.

Sipas Gjykatës, shkruan “Guardian”, ka prova që të burgosurit i linin pa ushqim, gjumë dhe kërcënoheshin.

Top Channel