Turqi, “fajkojtë” pas sulmit të Stambollit

04/11/2010 17:15

Grupi “Fajkojtë për lirinë e Kurdistanit”, i njohur ndryshe si TAK, ka marrë përsipër atentatin vetëvrasës të së dielës së shkuar në Stamboll.

Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë turke, sipas të cilave grupi TAK, ndonëse i vogël, konsiderohet i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Sipas burimeve, marrja përsipër e përgjegjësisë së atentatit u bë përmes një komunikate të transmetuar në një faqe interneti të TAK-ut.

Sulmi vetëvrasës i së dielës, i cili ndodhi në orët e mëngjesit në sheshin e Taksimit, shkaktoi plagosjen e 32 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA