Spanjë, mbiemri i babait nuk do të jetë i pari

04/11/2010 15:50

Spanja ndryshon rendin e radhitjes së mbiemrave për të respektuar barazinë gjinore.

Një projektligj parashikon që nga tani e tutje dy mbiemrat që çdo spanjoll mban (ai i të atit osë të ëmës) do të shënohen sipas rendit alfabetik.

Deri tani mbiemri i babait ishte i pari, ndërsa i nënës, i dyti. Por për fëmijën do të jetë e mundur, kur të jetë maxhoren, të vendosë vetë se cilin nga mbiemrat do të mbajë të parin. Reforma do të hyjë në fuqi pas dy vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA