Singapor, aksident në avion, ulje emergjence

04/11/2010 13:10

Një nga avionët e kompanisë australiane të fluturimeve “Qantas” ka pësuar një aksident gjatë udhëtimit.

Ne nje nga airbus 380 ka ndodhur nje shperthim i brendshem por pilotet munden te ulin ne toke avionin duke shpetuar te 459 personat qe ndodheshin ne bord.
 
Ulja e emergjencës është kryer në Singapor, ndërkohë që nuk ka patur asnjë të lënduar mes pasagjerëve. Avioni ishte nisur nga Londra dhe kishte si destinacion Sidnejn. Pak minuta pas nisjes, piloti i avionit vuri re avarinë ne një motor. Paniku në bord ishte i madh, megjithatë piloti kryesor arriti të kryejë uljen e emergjencës dhe të shpëtojë ekuipazhin dhe pasagjerët në bord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA