SHBA, 600 mld dollarë për ekonominë

04/11/2010 00:30

Rezerva Federale do të injektojë rreth 600 miliardë dollarë në fund të qershorit të vitit të ardhshëm për të nxitur ekonominë.

Ky stimul është shumë më tepër nga ç’prisnin ekspertët dhe konsiderohet si shansi i fundit për ta vënë në shina ekonominë e Shteteve të Bashkuara. 

Interesat janë thuajse zero, çka do të thotë se Rezerva Federale nuk mund të reduktojë më tej normat në mënyrë që të nxisë kërkesën. Politika tradicionale e përdorur nga bankat qendrore për të stimuluar rritjen.

Federal Reserve bëri publike një raund të ri injektimesh, ku do të krijojë para për të blerë bondet e vjetëra të qeverisë.

Por pati dhe nga ata që e kundërshtuan këtë vendim të Rezervës Federale me argumentin se stimujt mund të krijojnë një presion inflacionist dhe të destabilizojnë ekonominë.

Ekonomia amerikane është rritur me 2 % në periudhën nga qershori në shtator, e pamjaftueshme për të reduktuar papunësinë e lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA