Rusi, shuhet babai i Gazprom
04/11/2010 01:25
Vdes në moshën 72 vjeçare ish-kryeministri rus gjatë presidencës së Boris Jeltsin, Viktor Cernomerdin, i bërë i njohur më shumë me krijimin e gjigantit të gazit, Gazprom.
Cernomerdin u vendos nga Jeltsin në vitin 1992, në një moment kyç të historisë moderne ruse. Ai njihet si kryeministri që iu gjend pranë popullit rus dhe që pati jetëgjatësinë më të madhe nga të gjithë kryeministrat në Rusinë post-sovjetike.
Cernomerdin gjatë periudhës së komunizmit ka mbajtur postin e Ministrit të Naftës dhe të Gazit.
Top Channel