Pakoja-bombë u caktivizua para shpërthimit

04/11/2010 16:00

Një nga dy pakot bombë të lokalizuara javën e kaluar pasi ishin dërguar nga Jemeni u caktivizua 17 minuta para kohës së parashikuar për të shpërthyer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri francez i Mbrojtjes, Brice Hortefeux në një intervistë televizive, por pa treguar burimin e tij.

“Pakot-bombë ishin dërguar nga Jemeni dhe ishin drejtuar për në SHBA dhe unë mund t’ju them se një prej tyre u caktivizua 17 minuta para shpërthimit të planifikuar”, ka deklaruar ministri Hortefeux.

Dy bombat ishin nisur me postë ajrore për në SHBA, por u zbuluan në Dubai dhe në Britani, ku dhe u caktivizuan nga ekspertët e eksplozivit.

Hetuesit e anti-terrorit e kanë përqendruar vëmendjen tek dega e Al Kaedës në Jemen, e cila ka marrë përsipër përgjegjësinë e dërgimit të pakove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA