Pako e dyshimtë në Skoci
04/11/2010 04:05
Disa sektorë të aeroportit të Gllasgout në Skoci u mbyllën për shkak të pranisë së një pakoje të dyshimtë.
Lajmi njoftohet nga BBC e cila sqaron se pakoja është gjetur nga një punëtor i mirëmbajtjes së terminalit në zonën e sigurisë së nisjeve.
Ndërkohë një zëdhënës i aeroportit tha se ai mbetet funksoinal, por është evakuuar një pjesë e personelit në zonën e kontrollit.
Top Channel