Pakistan, 11 rebelë të vrarë nga sulmi amerikan
04/11/2010 02:50
Të paktën 11 militantë talebanë mbetën të vrarë në tre sulme amerikane me raketa në Pakistan.
Sulmet janë ndërmarrë në krahinën e Vaziristanit ku ndodhen disa nga bazat më të forta të talebanëve dhe të Al Jaedas.
Që të tre sulmet janë ndërmarrë ndaj disa karvaneve me makina, të cilat dyshoheshin se transportonin armë për të furnizuar rebelët talebanë që veprojnë në këtë zonë.
Top Channel