Meksikë, zbulohet tuneli i drogës
04/11/2010 03:30
Autoritetet meksikane zbuluan një tunel të gjatë 400 metra i cili përdorej nga narkotrafikantët për të transportuar drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tuneli u zbulua nga ushtria dhe lidh qytetin meksikan të Tihuanës me shtetin e Kalifornias në SHBA dhe është 6 metra nëntokë, me ndriçim dhe ajrosje.
Brenda në tunel autoritetet meksikane zbuluan edhe 24 tonelata marihuanë, 5 prej të cilavë ndodhej në territorin meksikan, ndërsa pjesa tjetër në atë amerikan.
Top Channel