Iran, arrestohen 4 terroristë

04/11/2010 08:35

Irani ka shpallur arrestimin e katër “terroristëve” të lidhur me Britaninë e Madhe.

Terroristët i përkasin grupit “Komala” dhe akuzohen të paktën për pesë vrasje.

Grupi ka rrëfyer se ka marrë urdhra nga komandanti i tyre, Jalil Fattahi, rezident në Britaninë e Madhe.

Sipas Iranit, Britania e Madhe jo vetëm që ka një aktivitet spiunazhi në Iran, por edhe financon grupe terroriste në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA