G20, Seuli forcon masat e sigurisë
04/11/2010 19:05
Seuli po bëhet gati, me një aksion masiv në planin e sigurisë, për samitin e vendeve të G20 që do të mbahet më 11 dhe 12 nëntor.
Agjencia Kombëtare Policore ka njoftuar se të gjitha pakot dhe korrespondencat që kanë si destinacion COEX-in, që do të jetë selia e samitit, do të kontrollohen me rreze X.
Ndërkohë, një aksion analog po zhvillohet në aeroporte dhe në hotelet ku do të qendrojnë krerët e shteteve.
Qeveria ka angazhuar gjithashtu skuadrat policore kufitare, të ndihmuara nga qentë e stërvitur për të nuhatur eksplozivin.
Top Channel