Video/ Alpinisti i njohur ngjitet në një nga ndërtesat më të larta në botë, në Taipei pa litar
Ashtu siç edhe parashikonin sondazhet, republikanët kanë arritur një fitore historike përballë demokratëve në zgjedhjet për ripërtëritjen e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres.
Kur procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, republikanët paraqiten me 185 mandate në Dhomën e Përfaqësuesve, vetëm 33 mandate larg mazhorancës, kundrejt 122 mandateve të demokratëve.
Ndërkohë për Senatin, Republikanët nga 37 mandate gjithsej kanë siguruar 21 prej tyre, kundrejt 8 mandateve të demokratëve. Diferenca në Senat ëshrtë vetëm +4 për demokratët. 8 mandate janë ende të papërcaktuara, por CNN dhe BBC në edicionet online shkruajnë se vihet re një epërsi e lehtë e republikanëve edhe në këto shtete.
Top Channel