Republikanët: Luftë axhendës “Obama”

03/11/2010 17:45

Një nga zyrtarët më të lartë republikanë në SHBA i ka bërë thirrje presidentit Barack Obama që të ndryshojë kurs, pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhjet afatmesme.

John Boehner ka deklaruar se amerikanët kanë votuar për “një qeveri të kufizuar” dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e reformës “përbindësh” të presidentit për shëndetësinë.

Republikanët patën avantazhin e votuesve të pakënaqur për të fituar 60 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe Senatin, ndonëse këtë jo me aq vota sa duhet për ta kontrolluar.

Zoti Boehner, i cili shihet si lideri i ri i mazhorancës në Dhomë dhe që pritet të bëhet spikeri i saj, ka theksuar se elektorati u kthye kundër Obama-s dhe kryetares së mëparshme të Dhomës, Nancy Pelosi.

“Duket qartë se axhenda Obama-Pelosi është refuzuar. Ata duan që presidenti të ndryshojë kurs, ndryshim që do ta bëjmë ne”, ka deklaruar Boehner.

Top Channel