Mungoni në punë? Kujdes me justifikimet

03/11/2010 12:00

Nëse një mëngjes zilja e zgjimit nuk bie apo thjesht jeni tepër të lodhur për të ikur në punë, e përpiqeni të gjeni një justifikim për mungesën edhe pse nuk keni patur ndonjë problem me shëndetin, bëni mirë që të thoni dicka të besueshme ose realitetin.

Ndodh që justifikimet e pavërteta janë të cuditshme, të besueshme dhe të pabesueshme, por nuk mungojnë rastet që drejtuesit e kompanive kanë pushuar nga puna punonjësit, pikërisht prej motivacioneve idiote që kanë dhënë për mungesën.

Sipas një sondazhi të realizuar nga CareerBuilder.com, një prej siteve amerikanë më të klikuar në internet, për shkak të njoftimeve të shumta të punës që publikohen aty, justifikimi më pakuptim për mungesën në punë ka qenë se “një pulë kishte sulmuar mamanë e punonjësit/es dhe për këtë shkak ai/ajo nuk mundi të paraqitej në detyre”.

Po ashtu gjenden edhe justifikime të tjera absurde, si p.sh telefonatë paraprake shefit për ta njoftuar se të nesërmen do të sëmurej!

Ja një listë e shkurtër e justifikimeve për mungesën në punë

M’u prish sistemi i ngrohjes në shtëpi
Bashkëshorti më fshehu celësat e makinës para se të ikte në punë
Duhet të shkoja në bingo
U sulmova nga një kafshë rrugës dhe shkova në spital për t’u kontrolluar nëse kisha pësuar ndonjë dëm
Dhurova shumë gjak
Kaperceva në bark pastë dhëmbësh dhe u ndjeva keq
Theva takën e këpucës, ndërsa po lëvizja me bicikletë
Gruaja më ka djegur gjithë rrobat dhe unë nuk dija se cfarë të vishja

Argëtuese apo jo këto lloj justifikimesh janë të papranueshme nga shefat. Ju këshillojmë që nëse doni të mungoni në punë duke qenë mirë me shëndet, të gjeni një arsye për të qenë dhe jo këto lloj  brockullash, që edhe një fëmijë, vështirë se do t’i besonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA