Kriza, Irlanda në rrezik nga borxhi publik

03/11/2010 21:55

Është ngjitur në nivele maksimale rreziku i borxhit publik në Irlandë, sipas të dhënave të transmetuara nga agjencia “Bloomberg”.

Kreditet e paplotësuara në titujt e shtetit janë ngjitur me 26 pikë mbi bazën ndaj rekordit të ri prej 544 pikësh.

Ajo që rëndon më shumë është rreziku në rritje për “Allied Irish Bank”, një ndër institucionet bankare më të rëndësishme të vendit.

Por ministrja e Financave ka deklaruar se Irlanda dhe vetë banka në fjalë do t’i respektojnë angazhimet ndaj qytetarëve dhe se “Allied Irish” nuk do të bëhet plotësisht një ndërmarrje shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA