Japoni, vidhen online dokumentet sekrete

03/11/2010 18:00

Dokumente të rëndësishme të policisë japoneze mbi terrorizmin ndërkombëtar janë vjedhur online.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave janë vjedhur mbi 100 dokumente me detaje të personave të përfshirë në hetime për terrorizëm.

Dokumentat, të cilat përfshijnë informacione nga shërbimet e inteligjencës, dyshohet se ishin dërguar nga FBI dhe se tani janë publikuar në internet.

Departamenti i policisë së Tokios ka deklaruar se lidhur me ngjarjen po zhvillohet një hetim.

Druhet se rrjedhja mund të cënojë sigurinë në samitin e bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor që do të mbahet më 13 dhe 14 nëntor.

Top Channel