 Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze
																		
					
					
					
						Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze						 
								
			Për një natë pikante apo thjesht për të ndezur dëshirat tuaja dhe të partnerit, ja disa këshilla për përdorimin e ngjyrave në veshjet intime.
E zeza- Eshtë ngjyra e joshjes, ajo me e evokuara në imazhin mashkullor, sidomos kur trupi ofron forma të bukura mesdhetare. Shitëset e dyqaneve me veshje intime këshillojnë që cdo femër duhet të ketë të paktën një komplet të tillë në sirtarët e saj.
E kuqja- Zgjedhja përfekte për një natë pasioni, sepse është një thirrje e hapur për seks, sidomos kur mbahet e veshur nga femra me linja të mira. Kjo ngjyrë u shkon edhe bruneve edhe bjondeve, por asnjëherë nuk duhet ekzagjëruar.
Roza- Nuk ka dyshim, që në të gjitha nuancat e saj, për vajzat e reja, me ngjyrë lëkure të celët dhe trup të tonifikuar, roza është zgjedhja e duhur. E bën trupin të duket më joshës e njëkohësisht edhe shumë të freskët dhe pranveror.
E bardhja- Nëse një grua është sensuale mjafton të zgjedhë formën e duhur të veshjes intime dhe do të jetë perfekte. Megjithatë këshillohet të mos ekzagjërohet në veshjet me shumë lule apo dantella, sepse do të ishte tepër e ngarkuar.
Blu, vjollcë, gri, kafe- Burrat nuk i pëlqejnë shumë këto ngjyra, megjithatë gradualisht këto ngjyra mbajtur në veshjet intime të partnereve të tyre po u duken më interesante. Gradualisht po rriten shitjet e veshjeve intimeve në këto lloj tonalitetesh.
Top Channel