SHBA, qitësi i Virxhinias godet sërish

02/11/2010 21:45

Disa të shtëna me armë zjarri janë qëlluar kundër ndërtesës së rekrutimit të rojeve bregdetare të Woodbridge (Virxhinia).

Në vendngjarje nuk ka të lënduar.

Ky është incidenti i pestë i këtij lloji në Virxhinia në ditët e fundit: qitësi misterioz ka qëlluar më parë ndaj ndërtesës së Pentagonit, zyrës së rekrutimit të marinsave në Chantilly dhe muzeut kombëtar të Marinës (2 herë).

Sipas policisë, bëhet fjalë për një person që dëshiron të shprehë ndjenjat e tij kundër marinsave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA