OMGJ, Kina bllokon grurin amerikan

02/11/2010 18:00

Kina ka bllokuar një ngarkesë me grurë që vinte nga SHBA-të pasi kishte vërtetuar se rezultonte e ndotur me Organizma të Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ) të paaprovuar.

Ky vendim është marrë edhe pse mungesa e këtij produkti në vend ka bërë që të rriten çmimet.

Në Kinë nevoja e tregut ka bërë që të rriten importimet që kanë qenë më të lartat të dhjetë viteve të fundit.

Top Channel