Irak, ndalim qarkullimi në Bagdad

02/11/2010 21:30

Ndalim qarkullimi deri në një urdhër të ri është vendosur në Bagdad, në  lidhje me shpërthimin e të paktën 11 autobombave në disa zonë me mazhorancë shiite në vend.

Bilanci i fundit, sipas autoriteteve, është 57 të vdekur dhe 320 të plagosur.

Patrulla të policisë qarkullojnë në lagje të ndryshme duke ftuar personat në rrugë të kthehen në shtëpi.

Ndërkohë burime të shtypit bëjnë të ditur se tre goditje mortaje kanë rënë në afërsi të xhamisë shiite të Jawadiya, pa shkaktuar viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA