Një 22-vjecare amerikane është shpallur fajtore për vrasje të shkallës së dytë, pasi vrau djalin e saj vetëm 3 muajsh. Foshnja qante pa pushim, ‘duke e shqetësuar nënën e tij”, ndërsa ajo luante në FarmVille.
Për ta bërë të pushonte, Alexandra V. Tobias, ushtroi forcë ndaj bebes, piu një cigare për t’u qetësuar dhe më pas e dhunoi sërish. Sipas nënës, fëmija mund të ketë vdekur si pasojë e përplasjes së kokës në kompjuter. Tragjedia ka ndodhur në 20 janar, por ngjarja është bërë publike këto ditë, ndërsa po zhvillohet edhe procesi gjyqësor.
FarmVille është një lojë në rrjet social, që simulon jetën e fshatit, mes kultivimit të zarzavateve, frutave dhe rritjes së kafshëve të fermës. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, ka njerëz që varen aq shumë nga lojërat kompjuterike, sa bëhen të dhunshëm në ambientet familjare.
Top Channel