Cdo cift ka gjërat e veta të zakonshme, rite të vecanta, sjellje të cuditshme që mbeten brenda raportit.
Shpesh qëllon të ngrihet pyetja, nëse edhe ciftet e tjera bëjnë të njëjtën gjë.
Një kërkim interaktiv i realizuar nga Reader’s Digest ka kërkuar që të japë një përgjigje për ciftin dhe sjelljet normale, por në fakt në cdo lidhje, nuk mund të flasësh me shifra të sakta, por për gjëra të përbashkëta.
Ja disa elementë që shpesh konsiderohen “të cuditshëm”, por në fakt janë të zakonshëm.
1. Heshtjet e gjata– Ndodh që njerëzit janë të lodhur; është më bukur të qëndruarit në qetësi me veten tënde. Dialogu është i rëndësishëm, por ndonjëherë heshtja flet më shumë se mijëra fjalë.
2.Kërkimi i hapësirës- Vetëm këlyshët e kafshëve kanë dëshirë të flenë njëri mbi tjetrin. Qeniet njerëzore kanë nevojë për hapësirën e tyre, për momentet e tyre të intimitetit vetjak.
3. Të mendosh dicka tjetër ndërsa bën seks– Në fillimet e një lidhjeje, seksi është një eksperiencë e madhe, por ndërsa vitet kalojnë ‘frymëzimi’ fillon e ikën. Ndodh që në momentet e raportit intim, një prej partnerëve mendon për taksën e papaguar, për gjobën e makinës apo për problemet e zyrës.
4. Shfrenimi i fantazisë– Pothuajse të gjithë mendojnë për një aktor të famshëm, për një personazh të dashur televiziv, që mund të ishte partneri apo partnerja. Nuk ka asnjë të keqe nëse ëndërron.
5. Dëshirë për t’ia mbathur– Partnerin apo partneren e do shumë, po ndonjëherë mërzitesh dhe kërkon që të largohesh për ca kohë nga shtëpia, madje sa më larg të jetë e mundur.
6. Të urresh disa nga zakonet e tij/saj– Në të gjitha marrëdhëniet ka sjellje të partnerit që nuk arrihet të pranohen. Do të ishte shumë pak vetëm një defekt…ka shumë gjëra që nuk ju pëlqen të partneri/ja.
7. Nuk duroni miqtë e tij/saj- Kujt nuk i ka ndodhur të ketë antipati për një mik për të cilin nuk do të dish asgjë vetëm që të zhduket një orë e më parë? Xhelozi apo mospëlqim, kjo varet nga personi.
8. Të shtiresh në shtrat– Libidoja nuk është gjithnjë në majat më të larta, ndaj gratë tregojnë me dhjetëra raste kur janë shtirur për kënaqësinë e tyre, duke gënjyer në këtë mënyrë partnerin.
9. T’ia ‘varësh’ vetes– Jo gjithnjë njeriu mund të kapardiset, sidomos në ambientin e shtëpisë është shumë i lirshëm dhe përpiqet që të jetë sa më rehat.
10- Të gënjesh– Disa cifte ndoshta nuk kanë thënë asnjë gënjeshtër të madhe, po jeta e përditshme është e mbushur me gënjeshtra të vogla.
Top Channel