Trupat koreano-veriore qëllojnë ndaj Jugut

29/10/2010 12:10

Trupat ushtarake koreano-veriore kanë hapur zjarr përtej kufirit, në territorin e Koresë së Jugut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat koreano-jugore, sipas të cilave të shtënat u regjistruan në Huaceon, rreth 90 kilometra ne veri-lindje të Seulit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, të shtënat ishin drejtuar ndaj ushtarëve koreano-jugorë. Forcat e armatosura të Seulit po hetojnë ngjarjen, shton më tej agjencia informative.

Kjo ngjarje përkeqëson edhe më tej marrëdhëniet e tendosura mes dy republikave aziatike, të cilat u tensionuan pas mbytjes së një anijeje ushtarake të Jugut, ngjarje për të cilën u akuzua Veriu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA