SHBA, anije që funksionojnë me alga

29/10/2010 15:45

Anije që ecin me energjinë e prodhuar nga algat. Ky është zbulimi më i fundit i përdorur me sukses në ujërat e Stacionit Detar të Norfolk (Virxhinia), nga një anije eksperimentale e Marinës amerikane, Riverine Command Boat (RCB-X).

Mjeti ka përshkruar detin e shtyrë nga energjia e motorëve të ushqyer nga një përzierje 50 përqind e biokarburanti me prejardhje nga algat detare dhe me Nato F-76, një tip karburanti që nxirret normalisht nga nafta.

Përzierja prodhon një karburant që quhet në ambjentin e industrive të naftës, “diesel i rinovueshëm” ose “HR-D”.

Ndryshe nga biokarburantët e tjerë, HR-D nuk përmban ujë, gjë që e bën të papërdorshëm për sistemet e motorëve të anijeve.

Gjithashtu përzierja ka një jetë më të gjatë në krahasim me energjitë e tjera të rinovueshme me origjinë biologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA