Pakistan, ofensivë e ushtrisë ndaj talebanëve

29/10/2010 03:55

Të paktën 12 talebanë dhe një ushtar pakistanez kanë mbetur të vrarë në rajonin e Orakzait ku është duke u zhvilluar një ofensivë e ushtrisë pakistaneze.

Sipas autoriteteve pakistaneze, 12 rebelët mbetën të vrarë si pasojë e një bombardimi me helikopterë të disa bazave ku dyshoheh se strehoheshin talebanë të lidhur me Al Kaedan.

Ofensiva ushtarake në rajonin e Orakzait ka marrë udhë prej disa ditësh dhe në të janë angazhuar mijra forca ushtarake. Rajoni njihet si një fortesë e talebanëve të lidhur me Al Kaedan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA