Maradona: Kirchner si Che Guevara

29/10/2010 02:10

Maradona e ka krahasuar ish-presidentin Nestor Kirchner, i cili u nda nga jeta ditën e mërkurë, me “Che Guevara”, idhullin e ish-trajnerit të kombëtares argjentinase.

“Ishte një gladiator që luftonte për idealet e tij. Kishte shumë ngjashmëri me Che Guevarën, idhullin tim”, tha Maradona në fjalimin e tij përkujtimor për nder të presidentit Kirchner.

“Vdekja e tij na ka tronditur të gjithëve. Pak kohë më parë pata një takim me të dhe mu duk mirë dhe i qetë”, deklaroi Maradona para mediave vendase pas përfundimit të ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të ish-presidentit Kirchner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA