Maldive, ceremoni martesore me sharje dhe fyerje

29/10/2010 14:15

Një cift zviceran është ‘keqtrajtuar’ në muajin e mjaltit dhe nuk ka kuptuar asgjë.

Me fustan të bardhë me lule ne duar nusja, i buzëqeshur dhe i lumtur dhëndri, të dy kanë besuar se kanë realizuar ëndrrën e tyre në Maldive, duke u martuar në një ceremoni private në plazhin e mrekullueshëm.

Por në fakt në momentin e shkëmbimit të unazave cifti nuk ka kuptuar se celebruesit e martesës po i shanin me fjalë fyese si: Derr apo tradhtar! Cifti ka qenë në paqe duke kujtuar se po dëgjonin vetëm fjalë normale për një martesë në gjuhën e organizatorëve të dasmës së shumë ëndërruar.
Videoja e dasmës është postuar në Youtube ku janë përkthyer fyerjet me sfond religjoz dhe seksual drejtuar ciftit në gjuhën Dhivehi që flitet në Maldive.

Drejtuesit e hotelit ku ndodhi ngjarja kanë kërkuar ndjesë, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Maldiveve është shprehur i tmerruar për atë që ka ndodhur, duke kërkuar hapjen e një hetimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA