Itali, arrestohen 34 anëtarë të Ndranghetës

29/10/2010 09:00

Skuadra speciale e policisë së Rajonit të Kalabrisë, në Itali, po ekzekuton 34 urdhërarreste ndaj personave të anëtarësuar në klanet mafioze lokale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave personat e arrestuar në këtë operacion akuzohen kanë imponuar një xhiro të gjerë gjobëvëniesh ndaj tregtarëve dhe bizneseve të mëdha.

Sipas burimeve, policia ka arritur të identifikojë edhe përgjegjësit e disa dëmeve materiale, të shkaktuara ndaj tregtarëve që rebeloheshin ndaj aktiviteteve mafioze.

Mafia kalabreze, e njohur ndryshe me emrin Ndrangheta, konsiderohet një superfuqi kriminale nga hetuesit, të cilët kanë marrë edhe kërcënime.

Për të mbrojtur institucionet ne Rajonin e Kalabrisë, qeveria italiane dërgoi pak ditë më parë njësi të posacme ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA